(21) Ata do t’i sihariqojë Zoti i tyre me mëshirën e Tij dhe kënaqësinë, si dhe me kopshtie, në të cilat ka dhunti të përhershme për ta;
(22) në to do të qëndrojnë përherë e përgjithmonë. Me të vërtetë, vetëm te Perëndia është shpërblimi i madh.
(23) O besimtarë! Mos e bëni mik baban tuaj dhe vëllezërit tuaj, nëse ata më tepër e duan mohimin se sa besimin. Kushdo prej jush që i bënë ata miq, është zullumqarë.
(24) Thuaj: “Nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria jua, që e kini fituar, tregtia – për të cilën keni frikë se nuk do të shkojë mirë dhe shtëpitë – në të cilat e ndieni veten rehat, u janë më të dashura se sa Perëndia, i Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni deri sa ta sjellë vendimin Perëndia. E, Perëndia, nuk don ta udhëzojë në rrugën e drejtë popullin e korruptuar.
(25) Me të vërtetë, Perëndia ju ka ndihmuar në shumë vende, si dhe në ditën e (luftës) së Huneinit kur ju entuziazmoi numri i madh i juaj, por ai numër nuk ju solli dobi, asgjë, toka iu dukë e ngushtë, edhe pse është e gjërë, prandaj u zmbrapsët duke vrapuar.
(26) Pastaj, Perëndia ia dërgoi qetësinë e Tij Pejgamberit të vet dhe besimtarëve dhe e dërgoi ushtrinë, të cilën ju nuk e keni parë, e i dënoi ata që kanë mohuar. Ky është ndëshkimi i mohuesve.