التوبة   سورة  : At-Tawba


سورة Sura   التوبة   At-Tawba
انفِرُوا خِفَافًا وَثِقَالًا وَجَاهِدُوا بِأَمْوَالِكُمْ وَأَنفُسِكُمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ ۚ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ (41) لَوْ كَانَ عَرَضًا قَرِيبًا وَسَفَرًا قَاصِدًا لَّاتَّبَعُوكَ وَلَٰكِن بَعُدَتْ عَلَيْهِمُ الشُّقَّةُ ۚ وَسَيَحْلِفُونَ بِاللَّهِ لَوِ اسْتَطَعْنَا لَخَرَجْنَا مَعَكُمْ يُهْلِكُونَ أَنفُسَهُمْ وَاللَّهُ يَعْلَمُ إِنَّهُمْ لَكَاذِبُونَ (42) عَفَا اللَّهُ عَنكَ لِمَ أَذِنتَ لَهُمْ حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَكَ الَّذِينَ صَدَقُوا وَتَعْلَمَ الْكَاذِبِينَ (43) لَا يَسْتَأْذِنُكَ الَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ أَن يُجَاهِدُوا بِأَمْوَالِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ بِالْمُتَّقِينَ (44) إِنَّمَا يَسْتَأْذِنُكَ الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَارْتَابَتْ قُلُوبُهُمْ فَهُمْ فِي رَيْبِهِمْ يَتَرَدَّدُونَ (45) ۞ وَلَوْ أَرَادُوا الْخُرُوجَ لَأَعَدُّوا لَهُ عُدَّةً وَلَٰكِن كَرِهَ اللَّهُ انبِعَاثَهُمْ فَثَبَّطَهُمْ وَقِيلَ اقْعُدُوا مَعَ الْقَاعِدِينَ (46) لَوْ خَرَجُوا فِيكُم مَّا زَادُوكُمْ إِلَّا خَبَالًا وَلَأَوْضَعُوا خِلَالَكُمْ يَبْغُونَكُمُ الْفِتْنَةَ وَفِيكُمْ سَمَّاعُونَ لَهُمْ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ بِالظَّالِمِينَ (47)
الصفحة Page 194
(41) Dilni në luftë të lehtë e të rëndë (të gjithë pa dallim); dhe luftoni me pasurinë tuaj dhe trupin tuaj në rrugën e Perëndisë! Kjo është më mirë për ju, nëse dini!
(42) Sikur ajo të ishte një gjë e afërt dhe udhëtimi mesatar, ata do të pasonin ty. Por atyre iu dukë rrugë e largët. Dhe ata do të betohen në Perëndinë: “Sikur të kishim mundur, me siguri do të dilnim bashkë me ju”; dhe kështu ata e shkatërrojnë vetveten, e Perëndia e di se ata janë gënjeshtarë.
(43) Të faltë Perëndia ty: që u lejove atyre (të mungojnë nga lufta); derisa të kuptosh, se kush të flet të vërtetën dhe derisa t’i njohësh gënjeshtarët.
(44) Nga ti nuk do të kërkojnë leje (të mungojnë), për të luftuar me pasurinë dhe trupin e tyre, ata që besojnë në Perëndinë dhe Ditën e Kijametit. E, Perëndia i di mirë ata që ruhen nga mëkatet.
(45) Nga ti do të kërkojnë leje, vetëm ata që nuk besojnë në Perëndinë dhe Ditën e Kijametit dhe zemrat e atyre që dyshojnë. Ata, luhaten në dyshimin e vet.
(46) E, sikur ata të donin të shkonin (në luftë), do ta përgatisnin pajisjen për të; por Perëndia nuk e pëlqeu shkuarjen e tyre në luftë, e prandaj, i pengoi ata me dembeli. Dhe atyre u është thënë: “Rrini me ata që janë ulur (si pleq e të sëmurë)!”
(47) Sikur të kishin dalë me ju, ata do t’u shtonin juve vetëm të keqe dhe, në mesin tuaj do të shtinin ngatërresa, duke ju dëshiruar të keqen. E, në mesin tuaj ka edhe përgjues të tyre. E Perëndia i di zullumqarët.
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022