(48) Ata edhe më parë përpiqeshin të të bëjnë ngatërresa dhe t’i pshtjellojnë punët e tua, derisa erdhi e Vërteta dhe u tregua e qartë feja e Perëndisë, e ata e urrenin këtë.
(49) Disa prej tyre thonë: “Më lejo (të mungoj në luftë) dhe mos më ço në sprovë!” Qe, ata, ranë pikërisht në sprovë. Me të vërtetë, skëterra i përfshinë mohuesit.
(50) Nëse të gjen ty ndonjë e mirë, ata hidhërohen, e nëse të godet ndonjë e keqe, ata thonë: “Na, edhe më parë kemi qenë të matur, dhe kthehen te të vetët me gëzim.
(51) Thuaj: “Do të na godas vetëm ajo që na ka caktuar Perëndia, Ai është Zoti ynë dhe vetëm te Perëndia le të mbështeten besimtarët!”
(52) Thuaj: “A po pritni ju për ne – hiç tjetër – përveç njërën prej dy të mirave? E, na po presim që Perëndia t’ju godet me dënim nga ana e Tij ose me duart tona. Pra, pritni ju se edhe na me ju do të presim”.
(53) Thuaj: “Shpenzoni me ëndje apo dhunë! Nga ju nuk do të pranohet kurrsesi. Ju, me të vërtetë jeni popull i korruptuar”.
(54) E, lëmoshat e tyre nuk do të pranohen, ngase ata, nuk besojnë në Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij dhe namazit i janë qasur vetëm në mënyrë të ngathët, dhe nuk shpenzojnë (nga pasuria), veç se në mënyrë përbuzëse.