(7) Si mund të kenë idhujtarët marrëveshje me Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij?! – Mirëpo, me ata që keni lidhur ju marrëveshje te Mesxhidil-harami, derisa t’i përmbahen ata marrëveshjes – përmbajuni edhe ju, sepse Perëndia, i don ata që ruhen prej mëkateve.
(8) Si, (me pasë marrëveshje), nëse ju mundin ata, nuk e respektojnë as farefisninë as marrëveshjen? Ata ju kënaqin me fjalë, ndërsa zemrat e tyre ju kundërshtojnë; shumica e tyre janë mëkatarë.
(9) Ata i kanë ndërruar argumentet e Perëndisë me ndonjë vlerë të vogël, dhe i pengojnë njerëzit nga rruga e Tij. Me të vërtetë, janë të shëmtuara ato që punojnë ata.
(10) Ata nuk iu respektojnë besimtarëve – as farefisninë as marrëveshjen, këta janë tejkaluesit e kufirit (në të këqia).
(11) E, nëse ata pendohen, dhe falin namazin e japin zeqatin, (atëherë) për nga besimi janë vëllezër me ju. E, Na ua shpjegojmë argumentet njerëzve që dinë.
(12) E, nëse ata e prishin betimin, pasi që e kanë lidhur marrëveshjen, dhe e sulmojnë fenë tuaj, luftoni kundër udhëheqësit të mohuesve, sepse, ata nuk kanë as betim (as lidhje); këtë e bëni që të frenohen ata (nga të këqiat).
(13) Vallë, a nuk do të luftoni kundër popullit që e ka shkelur betimin dhe lidhjen dhe i cili është përpjekur ta dëbojë Pejgamberin, e ata së pari kanë filluar (t’ju sulmojnë)? Vallë, a ju frikoheni atyre? Të druajturit Perëndisë është me vend, nëse jeni besimtarë.