التوبة   سورة  : At-Tawba


سورة Sura   التوبة   At-Tawba
يَعْتَذِرُونَ إِلَيْكُمْ إِذَا رَجَعْتُمْ إِلَيْهِمْ ۚ قُل لَّا تَعْتَذِرُوا لَن نُّؤْمِنَ لَكُمْ قَدْ نَبَّأَنَا اللَّهُ مِنْ أَخْبَارِكُمْ ۚ وَسَيَرَى اللَّهُ عَمَلَكُمْ وَرَسُولُهُ ثُمَّ تُرَدُّونَ إِلَىٰ عَالِمِ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ (94) سَيَحْلِفُونَ بِاللَّهِ لَكُمْ إِذَا انقَلَبْتُمْ إِلَيْهِمْ لِتُعْرِضُوا عَنْهُمْ ۖ فَأَعْرِضُوا عَنْهُمْ ۖ إِنَّهُمْ رِجْسٌ ۖ وَمَأْوَاهُمْ جَهَنَّمُ جَزَاءً بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ (95) يَحْلِفُونَ لَكُمْ لِتَرْضَوْا عَنْهُمْ ۖ فَإِن تَرْضَوْا عَنْهُمْ فَإِنَّ اللَّهَ لَا يَرْضَىٰ عَنِ الْقَوْمِ الْفَاسِقِينَ (96) الْأَعْرَابُ أَشَدُّ كُفْرًا وَنِفَاقًا وَأَجْدَرُ أَلَّا يَعْلَمُوا حُدُودَ مَا أَنزَلَ اللَّهُ عَلَىٰ رَسُولِهِ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ (97) وَمِنَ الْأَعْرَابِ مَن يَتَّخِذُ مَا يُنفِقُ مَغْرَمًا وَيَتَرَبَّصُ بِكُمُ الدَّوَائِرَ ۚ عَلَيْهِمْ دَائِرَةُ السَّوْءِ ۗ وَاللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ (98) وَمِنَ الْأَعْرَابِ مَن يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَيَتَّخِذُ مَا يُنفِقُ قُرُبَاتٍ عِندَ اللَّهِ وَصَلَوَاتِ الرَّسُولِ ۚ أَلَا إِنَّهَا قُرْبَةٌ لَّهُمْ ۚ سَيُدْخِلُهُمُ اللَّهُ فِي رَحْمَتِهِ ۗ إِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ (99)
الصفحة Page 202
(94) Kur të ktheheni në mesin e tyre, ata do të arsyetohen te ju. Thuaju: “Mos u arsyetoni, sepse, na nuk ju besojmë, meqë Perëndia na ka lajmëruar për qëllimet e juaja. Me siguri, Perëndia dhe Pejgamberi i tij do t’i shohin veprat tuaja; pastaj ju do të ktheheni tek Ai, që i di gjërat e padukshme dhe të dukshme, e do t’u lajmëroj për atë që keni punuar.
(95) Ata betohen në Perëndinë, kur të ktheheni ju te ata, që të shmangeni prej tyre; pra, shmanguni prej tyre! Ata janë të ndytë dhe strehimi i tyre është skëterra. Ky është dënimi për veprat e tyre.
(96) Ata u betohen juve, që të jeni të kënaqur me ta. Nëse ju do të jeni të kënaqur me ta, Perëndia, me siguri, nuk është i kënaqur me popullin ngatërrestar.
(97) Beduinët janë mohuesit dhe hipokritët më të mëdhenj (se tjerët) dhe është e kuptueshme, që nuk i njohin dispozitat që ia ka shpallur Perëndia – Pejgamberit të Tij. E, Perëndia, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.
(98) Ndër beduinët ka të atillë, që shpenzimin në rrugë të Perëndisë e konsiderojnë si humbje, e presin që t’u godet juve fatkeqësia. Le t’i godet ata vallja e fatkeqësisë! E, Perëndia, i dëgjon dhe i di të gjitha.
(99) E ka nga beduinët, që besojnë Perëndinë dhe Ditën e Kijametit dhe atë që e kanë shpenzuar (në rrugën e Perëndisë), e marrin për afrim te Perëndia dhe meritimin e bekimit të Pejgamberit. E, me të vërtetë, ai shpenzim i tyre, është afrim i tyre (te Perëndia). Perëndia ata do t’i shpie në mëshirën e Vet. Se, Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mëshirues.
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022