التوبة   سورة  : At-Tawba


سورة Sura   التوبة   At-Tawba
إِنَّمَا النَّسِيءُ زِيَادَةٌ فِي الْكُفْرِ ۖ يُضَلُّ بِهِ الَّذِينَ كَفَرُوا يُحِلُّونَهُ عَامًا وَيُحَرِّمُونَهُ عَامًا لِّيُوَاطِئُوا عِدَّةَ مَا حَرَّمَ اللَّهُ فَيُحِلُّوا مَا حَرَّمَ اللَّهُ ۚ زُيِّنَ لَهُمْ سُوءُ أَعْمَالِهِمْ ۗ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْكَافِرِينَ (37) يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا مَا لَكُمْ إِذَا قِيلَ لَكُمُ انفِرُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ اثَّاقَلْتُمْ إِلَى الْأَرْضِ ۚ أَرَضِيتُم بِالْحَيَاةِ الدُّنْيَا مِنَ الْآخِرَةِ ۚ فَمَا مَتَاعُ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا فِي الْآخِرَةِ إِلَّا قَلِيلٌ (38) إِلَّا تَنفِرُوا يُعَذِّبْكُمْ عَذَابًا أَلِيمًا وَيَسْتَبْدِلْ قَوْمًا غَيْرَكُمْ وَلَا تَضُرُّوهُ شَيْئًا ۗ وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ (39) إِلَّا تَنصُرُوهُ فَقَدْ نَصَرَهُ اللَّهُ إِذْ أَخْرَجَهُ الَّذِينَ كَفَرُوا ثَانِيَ اثْنَيْنِ إِذْ هُمَا فِي الْغَارِ إِذْ يَقُولُ لِصَاحِبِهِ لَا تَحْزَنْ إِنَّ اللَّهَ مَعَنَا ۖ فَأَنزَلَ اللَّهُ سَكِينَتَهُ عَلَيْهِ وَأَيَّدَهُ بِجُنُودٍ لَّمْ تَرَوْهَا وَجَعَلَ كَلِمَةَ الَّذِينَ كَفَرُوا السُّفْلَىٰ ۗ وَكَلِمَةُ اللَّهِ هِيَ الْعُلْيَا ۗ وَاللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ (40)
الصفحة Page 193
(37) Me të vërtetë ndërrimi i vendeve (të muajve të shenjtë) vetëm e rritë mohimin, me të cilin, mohuesit arrijnë në humbje: një vit e proklamojnë ate të lejueshëm e vitin tjetër, të ndaluar (luftimin), për ta plotësuar numrin e muajve që i ka ndaluar Perëndia, dhe e lejojnë atë që e ka ndaluar Perëndia. Atyre, iu janë dukur të bukura veprat e shëmtuara të tyre. Por Perëndia, nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që nuk besojnë.
(38) O besimtarë! Çka kini që ngurroni, - thuajse jeni ngjitur për tokë – kur ju thuhet: “Dilni në luftë, në rrugën e Perëndisë! A jeni të kënaqur me jetën e kësaj bote, në vend të përhershmes (amshueshmës). E, kënaqësia e kësaj bote, në krahasim me atë të botës tjetër – është shumë e vogël.
(39) Nëse nuk shkoni në luftë, Ai (Perëndia) do t’ju ndëshkojë me dënim të dhembshëm dhe do t’ju ndërrojë me një popull tjetër, Atij ju nuk do të mund t’i bëni dëm asgjë. Se Perëndia është i Plotëfuqishëm për çdo gjë.
(40) Nëse ju nuk i ndihmoni atij (Pejgamberit), Perëndia i ka ndihmuar, kur e dëbuan mohuesit atë vetë të dytin, kur këta të dy ishin në shpellë, e kur i tha shokut të vet: “Mos u mërzit! Se, Perëndia, me të vërtetë është me ne!” E, Perëndia, e zbriti qetësinë mbi shokun e tij, kurse ate e ndihmoi me ushtrinë, të cilën ju nuk e keni parë. Dhe, bëri që fjala e mohuesve të jetë e poshtër, kurse fjala e Perëndisë të mbetet lartë. Me të vërtetë, Perëndia, është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022