(184) dhe druani Atij, që u ka krijuar juve dhe gjeneratat e mëparshme!
(185) Ata thanë: “Ti je vetëm njeri – nga të magjepsuarit,
(186) edhe ti je – vetëm njeri, si ne. Na ty, me të vërtetë, të konsiderojmë gënjeshtar;
(187) andaj, lëshoje mbi ne – një copë nga qielli (si dënim) nëse thua të vërtetën!
(188) (Shuajbi) tha: “Zoti im, di më së miri atë që punoni ju”.
(189) Dhe, ata vazhduan ta përgënjeshtrojnë atë, e i goditi ata dënimi i resë (së tmerrshme), me të vërtetë, ky ishte dënimi i një Ditës së madhe.
(190) Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre nuk janë besimtarë,
(191) e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues.
(192) Dhe me të vërtetë, ai (Kur’ani), është Shpallja e Zotit të gjithësisë,
(193) atë e ka sjellë Shpirti i besueshëm (Xhebraili)
(194) në zemrën tënde që të bëhesh nga ata që paralajmërojnë,
(195) në gjuhën e qartë arabe.
(196) Dhe, me të vërtetë, ai (Kur’ani) është përmend në librat e (pejgamberëve) të mëparshëm, -
(197) vallë, a nuk ka qenë dëshmi për ta (ajo) – atë që e kanë ditur dijetarët e bijve të Israelit?
(198) E, sikur t’ia shpallnim atë (Kur’anin) edhe ndonjë joarabi,
(199) e t’jua lexonte ai – ata përsëri nuk do të kishin besuar.
(200) Ja kështu, Na – ua kemi shpie (mohimin) në zemrat e mëkatarëve,
(201) ata, nuk do të besojnë atë, përderisa të mos e shijojnë dënimin e dhembshëm,
(202) e do t’ju vie (dënimi) atyre papritmas, e ata nuk do ta hetojnë (ardhjen e dënimit),
(203) e do të thonë: “A do të na jepet afat?”
(204) A mos vallë, ata – po e shpejtojnë dënimin Tonë!?
(205) E, çka mendon ti, nëse Ne u japim atyre, që të kënaqen disa vjet,
(206) e pastaj, t’i godet ata, ajo që u është premtuar (dënimi),