(160) Populli i Lutit i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët.
(161) Kur vëllai i tyre – Luti, u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë?
(162) Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju,
(163) andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!
(164) Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë.
(165) Vallë, ju – pos botës tjetër, u qaseni mashkujve,
(166) e i leçitni gratë tuaja, të cilat Zoti i juaj i ka krijuar për ju? Ju, me të vërtetë, jeni popull që kaloni çdo kufi të së keqes”.
(167) Ata thanë: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Lut, me siguri do të jesh i dëbuar”.
(168) (Luti) tha: “Unë, me të vërtetë, neveritem për atë që bëni ju!
(169) O Zoti im, më shpëto (nga dënimi), mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!”
(170) Dhe Ne – e shpëtuam atë dhe familjen e tij – të gjithë,
(171) pos plakën (gruas së Lutit, e cila mbeti) me të tjerët,
(172) e pastaj, të tjerët i shkatërruam
(173) dhe në ta lëshuam shi (të tmerrshëm – gurësh), e sa shi i shëmtuar që është ai, për ata që janë paralajmëruar!
(174) Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre nuk janë besimtarë,
(175) e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues.
(176) (Edhe) banorët e Ejketit – i konsideronin gënjeshtarë pejgamberët.
(177) Kur Shuajbi, u tha atyre: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë?
(178) Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju,
(179) andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!
(180) Për këtë unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë.
(181) Plotësonie matjen dhe mos u bëni nga ata që mungojnë (në matje)
(182) dhe peshoni me terezi të drejtë,
(183) dhe mos ua pakësoni njerëzve gjërat e tyre, dhe mos bëni ngatërresa në Tokë,