(112) (Nuhu) tha: “Unë nuk di ç’kanë punuar ata,
(113) llogaria e tyre është vetëm te Zoti im, dinie ju,
(114) e unë nuk do t’i dëbojë besimtarët,
(115) unë jam vetëm paralajmërues i qartë”.
(116) Ata thanë: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Nuh, me siguri, do të goditesh me gurë”.
(117) (Nuhu) tha: “O Zoti im, me të vërtetë, populli im më konsideron për gënjeshtar,
(118) andaj, Ti – gjyko mes meje dhe atyre, dhe më shpëto mua e besimtarët që janë me mua!”
(119) Dhe, Na, e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në barkën (e ngarkuar) plotë,
(120) e pastaj, të tjerët i fundosëm.
(121) Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre nuk janë besimtarë,
(122) e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues.
(123) Adi i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët.
(124) Kur vëllai i tyre – Hudi, u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë?
(125) Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju,
(126) andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!
(127) Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë.
(128) A mos vallë në çdo kodrinë po ngritni ju godinë (përmendore), për t’u tallë (me kalimtarët),
(129) dhe ngritni pallate (luksoze), thuas edo të jetoni gjithmonë,
(130) e kur dënoni, dënoni si absolut?
(131) Andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!
(132) Dhe, druani Atij, i cili u ka dhuruar juve ato që i dini:
(133) e dhuron juve baqëti (pasuri) dhe fëmijë,
(134) edhe kopshtije edhe burime.
(135) Unë, me të vërtetë, druaj për ju dënimin e Ditës së madhe”.
(136) Ata thanë: “Për ne, është njëlloj – na këshillove ti (neve), ose nuk na këshillove.