(61) e kur e panë njëra-tjetrën shokët e Musait thirrën: “Me të vërtetë, na zunë ushtarët e Faraonit!”
(62) (Musai) tha: “Kurrsesi! Me të vërtetë, me mua është Zoti im. Ai – ma tregon rrugën mua”.
(63) Dhe Ne, i shpallëm Musait: “Bjeri me shkopin tënd detit!” (Ai i ra) e (deti) u nda dhe çdo pjes ëe tij u bë si kodër e madhe;
(64) dhe Ne – atëherë, aty - i afruam ata të tjerët –
(65) e Musain dhe të gjithë ata që ishin me të, i shpëtuam –
(66) dhe pastaj, të tjerët i fundosëm.
(67) Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre, nuk janë besimtarë,
(68) e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues.
(69) Dhe, tregoju atyre lajmin për Ibrahimin,
(70) kur i tha babës së vet dhe popullit të vet: Çka adhuroni ju?
(71) Ata u përgjegjën: “Adhurojmë idhujt, dhe përherë u jemi të prirur atyre”.
(72) (Ibrahimi) tha: “A ju dëgjojnë ata juve kur t’ju luteni,
(73) ose, a mund t’ju sjellin dobi apo dëm?”
(74) U përgjegjën: “Jo, por i kemi gjetur të parët tanë që vepronin kështu”.
(75) (Ibrahimi) tha: “E, a po vëreni ju, se ç’po adhuroni –
(76) ju dhe të parët tuaj të lashtë?”
(77) Me të vërtetë, ata janë armiqët e mi. E, nuk më është armik Zoti i Gjithësisë,
(78) i cili më ka krijuar dhe më udhëheq në rrugë të drejtë,
(79) dhe i cili më ushqen dhe furnizon me ujë,
(80) e kur të sëmuhem, Ai më shëron,
(81) dhe i cili do të bëjë që të vdes, e pastja do të më ringjallë,
(82) dhe i cili, shpresoj se ma falë gabimin tim në Ditën e Kijametit!
(83) O Zoti im, më dhuro dijeni dhe më rradhit me të mirët,