(207) nuk do t’ju vlejë asgjë atyre, ajo, me të cilën janë kënaqur.
(208) E, Ne – nuk e kemi shkatërruar asnjë vendbanim e që të mos ketë pasur paralajmërues –
(209) këshillë për ta (që të kthehen në rrugën e drejtë); e Ne – nuk kemi qenë të padrejtë.
(210) Atë (Kur’anin) nuk e kanë sjellë djajtë,
(211) as që u përket ai – atyre, as që mundën atë,
(212) ata (djajtë), me të vërtetë, janë të larguar nga të dëgjuarit (e Shpalljes).
(213) Andaj, pos Perëndisë mos adhuro tjetër zot, e të bëhesh nga ata që do të dënohen!
(214) Dhe, paralajmëroje farefisin tënd më të afërm,
(215) dhe bënu i butë ndaj besimtarëve, që të pasojnë ty!
(216) E, nëse nuk të dëgjojnë ty, thuaju: “Unë jam i pastër nga ato që punoni ju”.
(217) Dhe, mbështetu në të Plotëfuqishmin dhe Mëshiruesin,
(218) i cili të sheh kur ti rri në këmbë (në namaz)
(219) dhe (i cili sheh) përkuljen tënde në mesin e atyre që bëjnë sexhde,
(220) sepse, Ai – me të vërtetë, i dëgjon të gjitha dhe di të gjitha.
(221) A doni t’ju tregoj se kujt i vjen djalli?
(222) Ata, i vijnë çdo gënjeshtari, mëkatari,
(223) ata përgjojnë, - e të shumtën (e rasteve) janë gënjeshtarë.
(224) E, vjershëtarët – i pasojnë të humburit.
(225) Vallë, a nuk sheh ti, që ata bredhin në çdo luginë (lëshohen në gjithëfare lloj bisedash)
(226) dhe që flasin atë që nuk e punojnë,
(227) pos atyre (vjershëtarëve) që kanë besuar, që punojnë vepra të mira, e përmendin shumë Perëndinë e që ndihmohen – pasi u është bërë padrejtësi. E, me të vërtetë, zullumqarët – do ta dinë se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).