(40) që të shkojmë pas magjistarëve, nëse ata do të jenë fitues!”
(41) E, kur erdhën, magjistarët i thanë Faraonit: “A, me të vërtetë, do të shpërblehemi ne, nëse bëhemi fitues?”
(42) (Faraoni) u përgjegj: “Po, - do të jeni atëherë – edhe ndër të afërmit e mi”.
(43) Musai u tha atyre: “Hudheni atë që doni ta hudhni!”
(44) Dhe, ata hodhën konopët e tyre dhe shkopinjtë e tyre dhe thanë: “Pasha madhërinë e Faraonit, na, me të vërtetë, do të jemi fitues!”
(45) Pastaj, Musai hodhi shkopin e tij, e (shkopi i tij) i kapërdiu përnjëherësh, ato që i patën prodhuar ata rrejshëm.
(46) Dhe, magjistarët ranë (në tokë) duke bërë sexhde,
(47) dhe thanë: “Na besojmë në Zotin e Gjithësisë,
(48) Zotin e Musait dhe të Harunit!”
(49) (Faraoni) tha: “I besuat atij para se t’ju lejoja juve! – Me të vërtetë, ai është i madhi juaj, i cili u ka mësuar juve magjitë. E, ju do ta dini – unë, në të vërtetë, do t’ju këpusë duart dhe këmbët tuaja tërthorazi dhe do t’ju var të gjithëve!
(50) (Magjistarët) thanë: “S’ka gjë! – na do të kthehemi te Zoti ynë.
(51) Na shpresojmë, se Zoti ynë do të na falë mëkatet tona, meqë jemi besimtarët e parë”.
(52) Dhe, Na ia shpallëm Musait: “Ti ecë natën me robërit e Mi (besimtarët), por do të jeni të ndjekur (prej mohuesve)”.
(53) Dhe, Faraoni dërgoi njerëz nëpër qytete, tubues (të ushtarëve):
(54) (duke thënë): “Me të vërtetë, këta jën një grup i vogël, të cilët
(55) na kanë pezmatuar neve,
(56) por, ne – të gjithë jemi të gatshëm!”
(57) Dhe, Na, i kemi dëbuar ata (Faraonin dhe shoqërinë e tij) prej kopshtijeve dhe lumenjve,
(58) nga thesarët dhe nga pallatet e mrekullueshme.
(59) Ja, kështu ka qenë, dhe (këtë) Na ia dhamë trashëgim bijve të Israelit.
(60) Dhe, ata (populli i Faraonit), në mëngjez iu afruan atyre (Israelitëve),