(20) (Musai) tha: “E kam punuar atë (vepër) kur nuk kam qenë i udhëzuar (para profetnisë),
(21) e kam ikur prej jush, ngase jam frikësuar prej jush, e Zoti im më dhuroi mençurinë dhe më bëri pejgamber.
(22) A është mirësi ajo që po më bëni vetëm mua, ndërsa Israelitët i bëre skllavë?”
(23) Faraoni pyeti (Musain): “E ç’është Zoti i gjithë botërave?”
(24) (Musai) u përgjegjë: “(Ai është Allahu) Zot’i qiejve dhe i Tokës, dhe çka gjendet në mes tyre, nëse besoni?”
(25) (Faraoni) u tha atyre rredh vetes: “Vallë, a nuk po dëgjoni ju?”
(26) (Musai) tha: “(Ai është Allahu) Zot’i juaj dhe Zot’i të parëve tuaj”.
(27) (Faraoni) tha: “Me të vërtetë, Pejgamberi i juaj, që u është dërguar, është i çmendur”.
(28) (Musai) tha: “(Ai është Allahu) Zot’i lindjes dhe i perëndimit, dhe asaj që gjendet në mes tyre, nëse mendoni.
(29) (Faraoni) tha: “Nëse ti merr për zot tjetër kë, pos meje, unë, me siguri, do të të hedhë në burg!”
(30) (Musai) tha: “Vallë, (e bën atë) edhe pasi të kam sjellë mrekulli të qartë”.
(31) (Faraoni) tha: “E, demonstroje pra, nëse thua të vërtetën!”
(32) E (Musai) e lëshoi shkopin e vet (në tokë), e ai u shndërrua në gjarpër të vërtetë!
(33) E, pastaj, nxorri dorën e vet (nga xhepi), kur ajo, u bë e bardhë para shikuesve!
(34) (Faraoni) u tha parisë së tij, që i kishte përreth: “Ky, me të vërtetë, qenka magjistar i dijshëm,
(35) (i cili) me magjitë e veta don t’ju dëbojë nga toka juaj, e ç’rekomandoni (ju)?”
(36) (Ata) u përgjegjën: “Lëre këtë dhe vëllain e tij, e dërgoni nëpër qytete që t’i tubojnë,
(37) të gjithë magjistarët e dijshëm, (e le t’i sjellin ty)”.
(38) Dhe, u tubuan magjistarët në kohën e ditës së caktuar,
(39) e popullit iu tha: “A jeni tubuar