(102) Ky është Perëndia, Zoti juaj. S’ka zot tjetër përveç Tij, Krijuesi i çdo gjëje, andaj adhuroni Atë! Ai është mbikëqyrës i çdo gjëje!
(103) Shikimet nuk mund ta përfshijnë Atë. Ai i përfshinë shikimet e të gjithëve. Ai është bamirës i pakufi dhe di çdo gjë.
(104) Me të vërtetë, ju kanë ardhur juve nga Zoti juaj, argumente të qarta; ai që i studjon ato, i sjellë dobi vetes; e ai që nuk i vëren ato, i bën dëm vetes. Unë nuk jam rojtari juaj.
(105) Kështu, Ne, në mënyrë të ndryshme i tregojmë dokumentet, për të thënë ata: “Ti i ke mësuar ato (prej librave të mëparshëm)!” dhe t’ju shpjegojmë Kur’anin njerëzve që dinë (të drejtën).
(106) Paso (ndiq) ti atë që të ka shpallur Zoti yt. S’ka tjetër zot veç Tij. Shmangu prej idhujtarëve.
(107) Sikur të donte Perëndia, ata nuk do t’i bënin shok Atij. Na nuk të kemi bërë ty rojtar të tyre, e as që je mbikëqyrës i tyre.
(108) Mos i shani ata, që adhurojnë tjetër pos Perëndisë, e që shajnë Perëndinë, duke kaluar kufirin me padije. Kështu, Ne ua kemi hijeshuar çdo populli veprat e tyre. Pastaj, ata do të kthehen te Zoti i tyre, e Ai do t’i lajmërojë ata për atë që kanë punuar.
(109) Ata betohen në Perëndinë, me betimin më të rëndë, se nëse ju vjen një dokument, ata me siguri do të besojnë. Thuaj: “Dokumentet janë vetëm te Perëndia!” E kush ua bënë me dije juve, se ata, kur t’ju vie dokumenti, nuk do të besojnë?
(110) Na ua kthejmë zemrat dhe shikimet e tyre (e nuk do të besojnë), ashtu si nuk kanë besuar (Kur’anin) as më parë. Na do t’i lëmë ata në humbje, që të bredhin andej-këndej.