(45) dhe humbi gjurma e atij kombi zullumqarë. Lavdërimi qoftë i Perëndisë, Zotit të gjithësisë.
(46) Thuaj: “Çka mendoni sikur t’jua merrte Perëndia të dëgjuarit dhe të pamit dhe t’ua vuloste zemrat tuaja; cili zot, përveç Perëndisë do t’ua kthente ato?” Shih si ua shpjegojmë Na dokumentet, e ata përsëri e kthejnë kryet.
(47) Thuaj: “Më thuani ju, nëe ju vjen dënimi i Perëndisë papritmas ose sheshazi, a do të zhdukej kush përveç popullit zullumqar?”
(48) Na ua dërguam pejgamberët vetëm si sihariques dhe qortues. Pra kushdo që beson dhe bën mirë, mos të frikësohen e as nuk do të pikëllohen.
(49) Për ata që përgënjeshtrojnë dokumentet Tona, ata do t’i godet dënimi për mëkatet e bëra.
(50) Thuaj: “Unë nuk do t’ju them – se i kam depot e Perëndisë, se i di sekretet, as nuk them se jam ëngjëll, - Unë ndjekë vetëm atë që më shpallet”. Thuaj: “A barazohet i vërbëri me atë që sheh? A s’po mendoni?”
(51) Dhe i qorto me Kur’an ata, të cilët druajnë se kanë për t’u tubuar para Zotit të tyre, ku çërveç Tij, nuk do të kenë as mbrojtës as ndihmës – për t’u ruajtur nga mëkatet.
(52) Mos i dëbo ata që i luten Zotit të vet në mëngjes e mbrëmje, duke e dëshiruar Atë – ti nuk je i obliguar të kujdesesh për ta për asgjë, e as ata nuk janë përgjegjës për ty asgjë, sepse, nëse i dëbon ti ata, do të jesh zullumqarë.