(9) E, sikur ta dërgonim atë (Pejgamberin) engjëll, do ta bënim gjithsesi me tipare njeriu. E, ata, përsëri do të dyshonin – si më parë.
(10) Me të vërtetë, janë përqeshur shumë pejgamberë para teje, e i përfshin ata që i i përqeshnin (pejgamberët) dënimi i talljes së tyre.
(11) Thuaj: “Udhëtoni nëpër botë e shihni çfarë ka qenë dënimi ndaj atyre që thonin – (pejgamberët) gënjejnë.
(12) Thuaj: “E kujt është tërë ajo, që gjendet në qiej dhe në Tokë?” Përgjigju: “E Perëndisë është!” Vetes ia ka përcaktuar mëshirën. Ai, padyshim, do t’ju tubojë në Ditën e Kijametit. Ata që vetveten e kanë shkatërruar, ata në të vërtetë nuk do të besojnë.
(13) E Tij është çdo gjë që rri dhe lëvizë natë e ditë. Ai i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë.
(14) Thuaj: “A të bëjë mik tjetër, përpos Perëndisë, krijuesit të qiejve dhe Tokës? Ai e ushqen (botën), e Atë askush nuk e ushqen”. Thuaj: “Mua më është urdhëruar që të jemi i pari nga ata që e kanë pranuar islamizmin”, - dhe kurrsesi, mos u bënë nga ata që i bëjnë shok Atij!”
(15) Thuaj: “Nëse e kundërshtoj Zotin tim i droj dënimit të Ditës së Madhe”.
(16) Ai që i shpëton dënimit të kësaj dite, Zoti e ka mëshiruar atë. Dhe ky është shpëtimi i vërtetë.
(17) Nëse nga Perëndia të godet ndonjë fatkeqësi, atëherë askush përvçe Tij nuk mund të të shpëtojë. E, nëse të dhuron ndonjë mirësi – vetëm Ai është i Plotëfuqishëm për çdo gjë.
(18) Ai është i pushtetshëm mbi robërit e vet; Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.