الأنعام Al-An'aam
(1) Qoftë lavdëruar Perëndia që krijoi qiejtë dhe Tokën, e themeloi errësirat dhe dritën. E, ata që nuk besojnë, (përsëri) – me Zotin e tyre krahasojnë zotëra.
(2) Ai ju ka krijuar nga balta, ka caktuar afatin (e vdekjes) dhe Ai di kohën e (Kijametit), e ju përsëri dyshoni.
(3) Perëndia është i adhuruar në qiej dhe në Tokë; Ai di fshehtësitë dhe të sheshtat tuaja, si dhe të arriturat tuaja.
(4) E nuk ju ka ardhur (të pabesëve) asnjë dokument prej dokumenteve të Zotit të tyre, e ata, të mos ia kthejnë shpinën.
(5) E përgënjeshtruan të vërtetën, posa ju erdhi, por së shpejti do ju arrijnë lajme (me pasoja) për atë çka janë tallur.
(6) A thua nuk i panë ata, se sa popuj i kemi zhdukur Ne, para tyre, të cilët i patëm vendosur në aso toke, në çfarë nuk ju kemi vendosur jvue; e u sollëm atyre shira të bollshëm dhe bëmë që t’ju rrjedhin lumenjë nëpër viset e tyre; e që, për shkak të mëkateve të tyre – i zhdukëm ata; dhe pas tyre – krijuam gjenerata tjera.
(7) E, sikur Ne ta zbritnim ty një Libër të shkruar në letër; e ata ta preknin me duart e tyre, ata që nuk besojnë, me siguri do të thonin: “Kjo s’është gjë tjetër, përpos një magji e hapët”.
(8) Ata thanë: “T’ju kishte zbritë atij (Muhammedit) një ëngjëll?!” E, sikur ta dërgonim Ne ëngjëllin, puna do të merrte fund dhe nuk do t’u ipej asnjë afat.