(132) Çdokujt i përket pozita për atë që ka punuar, se Zoti yt nuk është i pakujdesshëm për veprat e tyre.
(133) Zoti yt është i pasur dhe i mëshirshëm. Nëse don, ju zhdukë dhe sjellë pas jush çka të dojë, ashtu si ju ka krijuar nga pasardhësit e popujve të tjerë.
(134) Ajoqë u është premtuar, me të vërtetë do t’ju arrijë, e ju nuk mund t’i ikni asaj.
(135) Thuaj: “O populli im, punoni në gjendjen tuaj, e unë punojë (në gjendjen time); e do ta dini se për këtë do të jetë fundi i mirë. Me të vërtetë, zullumqarët nuk do të shpëtojnë.
(136) Ata (mohuesit) kanë caktuar pjesë nga të lashtat dhe kafshët shtëpiake, të cilat i ka krijuar Ai (Zoti) dhe thonë sipas hamendjes së tyre: “Kjo është për Perëndinë, e kjo është për putat tona”. Mirëpo, ajo pjsë që është për putat e tyre, nuk arrin (nuk jepen) te Zoti, kurse ajo që ata e kanë caktuar për Perëndinë – ajo arrinë (jipet) te putat e tyre. Sa gjykim të shëmtuar bëjnë ata!
(137) Po ashtu, shumë mohuesve ua kanë hijeshuar – shokët e tyre, - vrasjen e fëmijëve të vet për t’i zhdukur ata dhe për t’ju përzi fenë e tyre. E, sikur të donte Perëndia, ata nuk do ta bënin atë. Lërini ata dhe trillimet e tyre.