(111) Sikur atyre t’ju dërgonim engjëjt, dhe sikur t’i ngjallnim të vdekurit e t’ju flisnin atyre dhe t’i tubonin të gjithë dokumentet para tyre, ata përsëri nuk do të besoni; përveç në dashtë Zoti, por shumica e tyre nuk dinë.
(112) Si për ty ashtu edhe për çdo profet, Na kei krijuar armiq djajtë e njerëzve dhe të xhinëve, të cilët i flasin njëri-tjetrit fjalë të zbukuruara për t’i mashtruar. E, sikur të donte Zoti yt, ata nuk do të bënin atë; andaj, lëri ata dhe atë, që trillojnë ata –
(113) e që zemrat e atyre që nuk besojnë në Ditën e Kijametit, ta kthehen dhe të kënaqen me të, e le të fitojnë çka të fitojnë (prej mëkateve).
(114) Vallë, të kërkojë tjetër arbitër përveç Perëndisë, e Ai është që ju ka zbritur Librin (Kur’anin) e shpjegueshëm. Atyre që Ne ua kemi dhënë Librin (para jush), e dinë se ai (Kur’ani) është me të vërtetë i zbritur nga Zoti yt. Dhe, kurrsesi mos u bënë nga ata që dyshojnë!
(115) U plotësuan fjalët e Zotit tënd, që janë kulmi, i së vërtetës dhe i drejtësisë; fjalët e Tij askush nuk mund t’i ndryshojë. Ai dëgjon çdo gjë dhe di çdo gjë.
(116) nëse i përulesh shumicës së njerëzve që gjenden në tokë; ata do të të shmangin nga rruga e Zotit. Ata ndjekin vetëm hamendjet. Ata vetëm gënjejnë.
(117) Me të vërtetë, Zoti yt i njeh më së miri ata që i shmangen rrugës së Perëndisë, dhe Ai i di më së miri ata që janë në rrugë të drejtë.
(118) Hani atë, që gjatë therrjes është përmendur emri i Perëndisë, nëse jeni besimtarë të dokumenteve të Tij.