(143) Perëndia ka krijuar tetë çifte kafshësh: dy nga dhentë (mashkull e femër) dhe dy nga dhitë. Thuaj: “A i ka ndaluar Perëndia dy meshkujt (dashin e sqapin) ose dy femërat ose atë që mbajnë në bark dy femra?” Lajmëromëni Mua me dije të saktë, nëse e thani të vërtetën.
(144) (Perëndia ka krijuar) edhe dy deve dhe dy lopë. Thuaj: “A i ka ndaluar Perëndia dy meshkujt apo dy femërat ose atë që e mbajnë në bark dy femërat?” Apo mos keni qenë prezent ju kur Perëndia i ka urdhëruar për këtë? E, kush është më zullumqar se ai që shpif gënjeshtra ndaj Perëndisë, për t’i shpënë njerëzit në humbje nga padija? Me të vërtetë, Perëndia, nuk e çon në rrugë të drejtë kombin zullumqarë.
(145) Thuaj: “Unë nuk gjej në atë që më është shpallur mua (në Kur’an), se është e ndaluar ta hajë njeriu atë që do, gjithçka tjetër, përveç coftinë, gjakut të derdhur, ose mishit të derrit, se ai është i ndytë; ose është mëkat ajo që është therrë në emër të tjetër kujt, e jo në emër të Perëndisë. Por, për atë që ngushtohet nga uria e madhe, nuk është mëkat të hajë ato që i përmendëm, por pa u ngopur, vetëm sa të zhduket uria. Se, Perëndia, me të vërtetë, është Falës i madh dhe Përdëllimtar.
(146) Na ua kei ndaluar Hebrenjve të gjitha shtazët që kanë thonj (kthetra), ndërsa nga lopët e delet, për ta kemi ndaluar dhjamin e brendshëm të tyre, me përjashtim të dhjamit të shpinës, ose të atij dhjami që është puqë me zorrët, ose atë që është përzier me eshtra. Me këtë, Na i kemi ndëshkuar ata, për shkak të zullumit të tyre, se, Ne, padyshim, themi të vërtetën.