(152) Dhe mos iu çasni pasurisë së bonjakut, përpos në një mënyrë të mirë, dreisa ta mbërrijë pjekurinë, kryeni drejt matjen dhe peshimin! Na nuk e ngarkojmë askë përtej mundësisë së tij. E, kur flisni, bëhuni të drejtë, qoftë edhe (kundër) të afërmit tuaj. Plotësoni obligimet e Perëndisë. Këto janë porositë e Tij, për t’ju këshilluar.
(153) Dhe, qe, kjo është rruga ime e drejtë; prandaj ndiqnie, e mos shkoni rrugëve tjera që t’ju shmangin ato nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porositë Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.
(154) Pastaj, ia kemi dhënë Musait Librin, duke ia plotësuar dhuntinë për atë të mirë, duke i shpjeguar çdo gjë, udhërrëfyes e mëshirës, për të besuar ata, në takimin me Zotin e tyre.
(155) Ky Libër (Kur’ani) që ua kemi shpallur, është i uruar, ndiqnie ate dhe druajuni kundërshtimit, për të qenë të mëshiruar,
(156) (e kemi zbritur) për të mos thënë: “Libri u është shpallur vetëm dy grupeve apra nesh (Hebrenjve dhe të krishterëve) e nuk kemi mundur ta kuptojmë (meqë nuk kemi pasur njohuri të mëparshme për të)”.
(157) Ose për të mos thënë: “Sikur Libri të na ishte shpallur neve, ne do t’i përmbaheshim rrugës së drejtë më mirë se ata”. Pra, ju ka ardhur nga Zoti juaj argument i qartë dhe udhërrëfyes dhe mëshirë; e kush është më zullumqar nga ai që i përgënjeshtron argumentet e Perëndisë dhe largohet nga ato? Ne, do t’i ndëshkojmë ata që shmangën nga argumentet Tona, me dënim të rëndë, për shkak se u larguan.