(69) Ata që i drojën Perëndisë, s’kanë kurrfarë përgjegjësie për mëkatet e tyre (të mohuesvet), por (kjo) është vërejtje për t’u ruajtur.
(70) Lerëni ata që fenë e tyre e marrin si lojë dhe dëfrim, e të cilët i ka mashtruar jeta e kësaj bote. Këshilloji me Kur’anin që njeriu të mos shkatërrohet për atë që ka vepruar, duke mos pasur – pos Perëndisë, as ndihmëtar, as ndërmjetës; dhe sikur ai të ofronte çfarëdo shpagimi, nuk do të pranohet nga Ai. Këta janë ata, të cilët janë shkatërruar për atë që kanë punuar. Ata do të fitojnë pije nga uji i vluar dhe dënim të dhimbshëm për shkak se kanë mohuar.
(71) Thuaj: “A ta adhurojmë dike tjetër përveç Perëndisë, atë që nuk na sjell dobi as dëm, e të kthehemi kah thëmbrat tona (në humbje), pasi që Perëndia na udhëzoi në rrugë të drejtë? (E, të bëhemi si ai) që e kanë trullosur djajtë në Tokë e ai mbeti i humbur; e të cilin shokët e tij e thirrin në rrugën e drejtë: “Eja tek ne!” (E, ai nuk përgjigjet). Thuaj: “Rruga e Perëndisë – është e vetmja rrugë e drejtë, dhe neve jemi të urdhëruar t’i bindemi Zotit të gjithësisë”.
(72) dhe të falim namazin, dhe t’i ruhemi Atij; Ai është, tek i cili do të tuboheni ju.
(73) Dhe Ai është ai, i cili i krijoi qiejt dhe tokën me të rë të vërtetën. Dhe kur Ai thotë: “Bëhu!” ajo bëhet; fjala e Tij është e Vërtetë dhe Atij i përket pushteti i asaj Dite kur fryhet në Sur. Ai e di botën e padukshme dhe të dukshme dhe Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.