(82) Për ata që besojnë dhe nuk e përziejnë besimin e tyre me zullum, atyre u përket siguria dhe ata janë në rrugë të djretë”.
(83) Ky është argumenti Ynë, të cilin Ne, ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. E Ne e ngrisim në shkallë më të lartë kë të dojmë. Me të vërtetë, Zoti yt është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.
(84) Na ia dhuruam atij (Ibrahimit) Is’hakun dhe Jakubin. Të dy këta i kemi udhëzuar në rrugë të drejtë. Dhe Nuhun e patëm udhëzuar më parë në rrugë të drejtë, e nga pasardhësit e tij: Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain, dhe Harunin. Dhe kështu Ne i shpërblejmë bamirësit –
(85) dhe Zekerijan, Jahjain, Isain, Iljazin – të gjithë këta kanë qenë nga njerëzit e mirë;
(86) dhe Ismailin, Eljaásan, Junusin dhe Lutin – të gjithë këta i kemi lavdëruar ng të tjerët;
(87) edhe disa nga prindërit e tyre; pasardhësit e tyre dhe vëllezërve të tyre – i kemi zgjedhur ata dhe i kemi udhëzuar në rrugë të drejtë.
(88) Ky është udhëzimi i Perëndisë, Ai udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë nga robërit e vet. E, sikur t’i bënin shok Atij, do t’ju humbë çdo gjë, nga ajo që kanë punuar.
(89) Këta janë ata që u kemi dhënë libër, dijeni të hollë dhe profetni. E, nëse aa (banorët e Mekkes) imohojnë këto, Na do t’ia besojmë një populli tjetër që nuk do t’i mohojë.
(90) Këta janë ata (pejgamberët e përmendur), të cilët Perëndia i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, andaj edhe Ti (o Muhammed!) ndiqe rrugën e tyre. Thuaj: “Unë nuk kërkoj nga ju për Shpaljen e Kur’anit, kurrfarë shpërblimi. Se, ai është vetëm këshillë për gjithë njerëzimin”.