(53) Dhe kështu Na i provojmë njërin me tjetrin, për të thënë: “A mos janë këta që Perëndia ua dhuroi mirësinë? – A mos vallë Perëndia nuk i njeh më mirë ata të cilët i janë mirënjohës.
(54) Kur të vijnë te Ti ata që besojnë në argumentet Tona, thuaj: “Shpëtimi (Paqa) qoftë mbi ju!” Zoti juaj vetes ia ka caktuar mirësinë: nëse dikush nga ju bënë ndonjë vepër të keqe pa ditur, e pastaj pendohet e përmirësohet, - Ai falë dhe mëshiron.
(55) Na kështu shpjegojmë hollësisht dokumentet, në mënyrë që të kuptohet rruga e njerëzve të këqinjë.
(56) Thuaj: “Mua më është ndaluar t’i adhuroj ata, që ju, përpos Perëndisë i adhuroni”. Thuaj: “Unë nuk i ndjek dëshirat tuaja, sepse atëhrë do të isha i humbur dhe nuk do të isha nga ata, që janë në rrugën e drejtë”.
(57) Thuaj: “Unë kam (ardhur) me argument të dukshëm nga Zot’i im, e ju e përgënjeshtruat atë. Atë që kërkoni ju (dënimin), nuk është në pushtetin tim; pushteti i takon vetëm Perëndisë. Ai e tregon të vërtetën dhe Ai e bënë dallimin në mes të vërtetës dhe të pavërtetës.
(58) Thuaj: “Sikur ta kisha në dorë atë që e kërkoni ju, shpejt e shpejt (dënimin) do të sqarohej puna mes meje dhe jush (do të shkatërroheshit). Perëndia i di më së miri zullumqarët.
(59) Perëndia i ka çelësat e të gjitha fshehtësive dhe vetëm Ai i di ato. Ai di ç’ka në tokë dhe në det; asnjë gjeth nuk bie, pa e ditur Ai, dhe nuk ekziston asnjë kokërr në thellësitë e tokës, as e freskët as e thatë, e të mos jetë shënuar në Librin e qartë (Levhi Mahfudh).