(106) Na nuk i mohojmë ligjet e as nuk i lëmë që të harrohen ato, e ejellim ndonjë tjetë rmë të mirë ose të ngjashëm me të (e me të vërtetë), ti e di se Perëndia është i plotëfuqishëm.
(107) A nuk e di ti (me siguri e di) se vetëm Perëndia është pronar i qiejve dhe Tokës dhe ju përpos Perëndisë nuk keni tjetër mbrojtës as ndihmës?
(108) A mos doni të pyesni Pejgamberin tuaj ashtu siç u pyet Musai më parë? E kush e ndërroi besimin me mohim, padyshim, ai e ka humbur edhe rrugën e drejtë.
(109) Shumica e ithtarëve, të Librit të Shenjtë, prej zilisë që kanë në vete, dëshirojnë që t’ju kthejnë nga besimi në mohim, pasi e vërteta atyre iu tregua haptazi; por, ju falni ata dhe hiqni dorë, për deri sa të arrijë urdhëri i Perëndisë. – Me të vërtetë Perëndia është i Plotëfuqishëm.
(110) Bëni namaz, dhe jepni zeqatin, e çfarëdo të mirë që bëni do ta gjeni te Perëndia, se Perëndia, me të vërtetë, sheh mirë atë që punoni.
(111) (Hebrenjt dhe të krishterët) thonin: askush nuk do të hyjë në xhennet përveç hebrenjve ose të krishterëve. – Këto janë dëshirat e tyre boshe! – Thuaju ti (O Muhammed): “Nëse ju jini të drejtë, sillni argumentin (për atë që po thoni).
(112) Jo! – Po! Ai që i përulet Perëndisë dhe punon vepra të mira, për atë ka shpërblim te Zoti i tij, për ta nuk ka frikë as pikëllim.