(257) Perëndia është mik dhe ndihmëtar, i atyre që besojnë dhe Ai i nxjerr ata nga errësira në dritë, ndërsa ata, që nuk besojnë – për mik kanë djallin, i cili i nxjerr ata nga drita e i shpie në errësirë. Këta janë banorët e skëterrës, ku do të qëndrojnë aty përgjithmonë.
(258) A nuk ke dëgjuar ti për atë që u fjalos me Ibrahimin për Zotin e tij: përse Perëndia i kishte dhënë pushtet (ai – Nemrudi, u bë arrogant). Kur Ibrahimi i tha: “Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje”. Ai tha: “Unë ngjalli e mbyti”. Ibrahimi pastaj i tha: “E Perëndia e sjell Diellin prej lindjes, andaj sille ti prej perëndimit!” Atëherë, ai (mohuesi) mbeti me gojë hapët. Se Perëndia nuk i udhëzon ata që janë këmbëngulës e kryeneq në të keq.
(259) Ose a nuk ke dëgjuar për atë, i cili duke kaluar pranë një qyteti të rrënuar për tokë thirri: “Si do t’i ngjallë Perëndia këta që kanë vdekur?” Dhe Perëndia e vdiq atë për njëqind vjet e pastaj e ringjalli atë dhe e pyeti: “Sa kohë ke ndejtur këtu?” – Ai u përgjegj: “Një ditë ose gjysmë dite”. – “Jo” – i tha Perëndia, “por ke ndejtur njëqind vjet. Shiko ushqimin dhe pijen tënde, - që nuk është prishur; e shikoje edhe gomarin tënd; andaj të bëmë ty dokument (dëshmi) të ringjalljes për njerëzit; e kqyri edhe eshtrat, - shih si i mbërthejmë (lidhim), e pastaj i veshim me mish”. E, kur atij iu bë e qartë, ai thirri: “Unë e di se Perëndia është i Plotëfuqishëm për çdo gjë!”