البقرة Al-Baqara
(1) Elif, Lam, Mim.
(2) Ky libër, është i padyshimtë, udhëzues për të gjithë ata që i druajnë dënimit të Perëndisë.
(3) të cilët u besojnë gjërave të padukshme (në bazë të argumenteve mendore) dhe bëjnë namaz dhe japin nga ajo që Ju kemi dhënë;
(4) të cilët besojnë që të ka zbritur Ty (Kur’ani) dhe atyre para Teje (pejgamberëve tjerë) dhe që padyshim i besojnë jetës tjetër.
(5) Ata janë, me të vërtetë, në rrugën e Zotit dhe vetëm ata janë të shpëtuar.