(120) As hebrenjt, as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty, për deri sa të mos pranosh besimin e tyre. Thuaju: “Vetëm drejtimi i Perëndisë është i drejtë!” E, në qoftë se pas asaj diturie që të ka zbritur ty, ti ndjek dëshirën e atyre, atëherë prej dënimit të Perëndisë ti nuk do të kishe kurrfarë mbrojtësi as kurrfarë ndihmëtari.
(121) Atyre që u kemi dhënë Librin, e lexojnë ashtu siç është shpallur; ata besojnë në të. Kurse, ata që nuk besojnë në Te, padyshim janë të humbur.
(122) O bijt e Israilit, kujtoni të mirat e Mia që ua kam pasë dhënë dhe që iu kam pasë madhëruar mbi njerëzit e tjerë (të asaj kohe).
(123) Dhe frikohuni Ditës, kur askush për askend nuk do të mund të bëjë asgjë dhe kur këmbimi (trampi) nga askush nuk do të pranohet, e kur intervenimi i askujt nuk vlenë, dhe kur askush nuk do t’u dalë në ndihmë.
(124) Dhe (kujtonie), kur Perëndia e provoi Ibrahimin me disa urdhëra, e ai i plotësoi ato. Perëndia tha: “Unë do të bëjë ty imam (prijës) të njerëzve!” – Tha: “Edhe disa prej pasardhëve të mi!” (Perëndia) tha: “Premtimi im nuk i përfshinë zullumqarët.”
(125) (Dhe atë kohë) kur Na e bëmë Qaben – vend dhuntie dhe sigurimi për njerëzit. “Merrni vendin e Ibrahimit – vend të kryerjes së namazit!” – Edhe Ibrahimit edhe Ismailit i kemi rekomanduar: “Faltoren (Qaben) Time pastronie për ata që e vizitojnë, dhe që banojnë aty, dhe për ata të cilët kryejnë namazin”.
(126) (Dhe kujto atë kohë) kur Ibrahimi tha: “Zoti im bëne këtë vend qytet të sigurt, dhe furnizoi banorët e këtushëm me prodhime, ata që besojnë në Perëndinë dhe në jetën tjetër!” Perëndia tha: “Atë që nuk beson për pak kohë do të bëj që të kënaqet, e pastaj do ta dërgoj në dënimin e zjarrit, e, sa vendbanim i keq që është ai!”