(203) Dhe përmendni Perëndinë në ditët e caktuara. Por, edhe për ata që nguten dhe rrinë vetëm dytë ditë nuk kë mëkate, e nuk do të ketë mëkate edhe ai që rrinë më shumë, e ruhet (nga mëkatet tjera). Dhe, kinie frikë Perëndinë e dinie mirë se vetëm tek Ai do të tuboheni.
(204) Ka njerëz fjalët e të cilëve për jetën në këtë botë të entuziazmojnë, dhe betohen në Perëndinë për atë (të mirë) që ka në zemër, e që në të vërtetë është kundërshtari më i ashpër.
(205) E kur të kthehet (prej teje) përpiqet të bëjë ngatërresa në tokë, duke shkatërruar fushat dhe bagëtinë. Por perëndia nuk i don ngatërresat.
(206) E kur atij i thuhet: “Druaju Perëndisë!” ai atëherë mburret për mëkatë. Atij i mjafton skëterra. E, sa vendbanim i keq është ai vend!
(207) Ka njerëz që e sakrifikojnë veten për të fituar kënaqësinë e Perëndisë, - e Perëndia është shumë mëshirues i adhuruesve të vet.
(208) O besimtarë! Qasjuni të gjithë shpëtimit (Bindjes Hyjnore) dhe mos hkoni gjurmëv etë djallit, se ai është armik i juaj i përbetuar.
(209) E nëse bëni gabim (i shmangeni të drejtës) pasi jeni njoftuar me argumente të qarta, atëherë dinie se Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
(210) Nuk presin ata tjetër, veçse t’u vie ndëshkimi i Perëndisë prej réve të bardha (si rrufeja që godet në mot të kthjellët), edhe ëngjujt, dhe të merr fund puna (të zhdukën)?! – E, te Perëndia do të kthehen të gjitha punët.