(234) Ata që vdesin e lënë gra, gratë e tyre duhet të presin katër muaj e dhjetë ditë (pas vdekjes së burrit). Pas kalimit (skadimit) të këtij afati, sipas dispozitave të fesë, ju nuk jeni përgjegjës për veprat dhe fatin e tyre, - se Perëndia i di mirë ato që punoni ju.
(235) Dhe nuk është mëkat për ju nëse atyre grave ju jepni sinjal (shenj) se do t’i kërkoni, ose, nëse këtë qëllim e fshehni në shpirtin tuaj. Perëndia e di se do të mendoni për to, mos u premtoni atyre as fshehurazi, por bisedoni me to vetëm mirësisht. Dhe mos vendosni për martesë para se të kalojë afati i paraparë i pritjes. Dhe dinie se Perëndia e di ç’ka në zemrat tuaja, andaj ruajuni prej Tij, dhe dinie se Ai është i butë dhe falë (nuk nxitonnë dënime).
(236) Nuk është mëkat për ju nëse i lëshoni gratë para se të keni marrëdhënie me to ose para se të vëni kurorë. Dhuroni ato me dhuratë të pëlqyeshme të parapara me dispozita: i pasuri – sipas gjendjes së tij, dhe i vobekti sipas gjendjes së vet. Kjo është detyrë e atyre që dëshirojnë të bëjnë vepra të mira.
(237) E nëse i lëshoni ato para se të keni marrëdhënie me to, por ia keni caktuar dhuratën e kurorëzimit, atëherë, atyre u përket gjysma e dhuratës, përpos nëse ua falë ajo, ose ia falë ai që vendos lidhjen e martesës (prindi ose kujdestari i tyre); e falja juaj është e lavdueshme. Mos harroni që të bëhi bamirës në mes jush! Se Perëndia sheh ç’punoni ju.