(38) Ne u kemi thënë: “Zbritni të gjithë prej (xhennetit) tij. Juve me të vërtetë do t’ju vijë një dirigjues prej meje dhe ata që i përmbahen dirigjimit Tim nuk do të kenë frigë dhe nuk do të hidhërohen.
(39) Ata që nuk do të besojnë dhe i mohojnë argumentet tona do të jenë banorë të zjarrit, a në të do të mbesin gjithmonë.
(40) O djemë të Israilit, kujtoni të mirat e Mia që u kam dhënë dhe përmbushni premtimin që më keni dhënë – Edhë Unë do ta përmbushi atë që u kam dhënë, e frikohuni vetëm prej Meje.
(41) Besoni asaj që e kam shpallë Unë (Kur’anin), me të cilin vërtetohet ajo që keni ju (Teurati), e mos u bëni mohuesit e parë të tij. Dhe, mos i këmbeni argumentet e Mia me vlerë të vogël; ruhuni vetëm prej Meje!
(42) Mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën, duke e përzier njërën me tjetrën, dhe të vërtetën mos e fshehni me vetëdije.
(43) Falni namazin e jepni zeqatin dhe lutuni bashkë me ata që luten.
(44) Vallë, a po i urdhëroni ju njerëzit që të bëjnë të mira, e veten po e harroni, ju që e mësoni Librin? A nuk po mblidhni mend?
(45) Ndihmoni vetes me durim e me namaz, e kjo është njëmend vështirë pos për ata që i përulen Zotit, të cilët janë të bindur se do të dalin para Zotit dhe me të vërtetë do të kthehen tek Ai.
(46) Ndihmoni vetes me durim e me namaz, e kjo është njëmend vështirë pos për ata që i përulen Zotit, të cilët janë të bindur se do të dalin para Zotit dhe me të vërtetë do të kthehen tek Ai.
(47) O djemë të Israilit, kujtoni të mirat e Mia që ju kam pasë dhënë dhe që ju kam pasë madhëruar mbi njerëzit e tjerë (të asaj kohe).
(48) dhe frikohuni Ditës kur askush për askend nuk do të mund të bëjë asgjë dhe kur nuk do të pranohet vërejtja e askujt, kur prej askujt nuk do të mirret kompensim dhe kur askush nuk do t’ju dalë në ndihmë.