(113) Hebrenjt thanë: “Krishterët nuk kanë kurrfarë baza!” Kurse të krishterët thonë: “Hebrenjt nuk kanë kurrfarë baza!” E, ata lexojnë Librin. Po kështu, thanë edhe ata që nuk dinë, siç thonë ata (hebrenjt e të krishterët). E, Perëndia, do të gjykojë në Ditën e Kijametit, për atë që nuk pajtoheshin ata.
(114) Kush është më fajtorë se ai që pengon të përmendurit e emrit të Perëndisë nëpër faltoret (xhamitë) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre? Ata nuk hyjnë në to, përveç atëherë kur kanë ndonjë frikë (trishtim). Për ta, në këtë jetë ka poshtërim, kurse në jetën tjetër dënim të madh.
(115) Lindja dhe Perëndimi të Perëndisë janë e, kahdo që të ktheheni (me urdhër të Tij) është kënaqësia e Perëndisë. – Perëndia me të vërtetë është universal (me cilësi të larta) dhe Ai di çdo gjë.
(116) Ata (të krishterët) thanë: “Perëndia ka fëmijë”. Ai është i pastër nga ajo veçori. Por, me të vërtetë, çdo gjë që gjendet në qiej dhe në Tokë janë të Tij, dhe Atë e adhurojnë të gjithë.
(117) Ai është krijues i pashembull i qiejve dhe i Tokës dhe kur të vendos për ndonjë gjë, vetëm thotë për të: “Bëhu!” – dhe ajo bëhet.
(118) Kurse të paditurit thonë: “Të kishte të bisedojë Perëndia me ne, ose së paku të na sillte ndonjë argument! Njësoj thonin edhe ata para tyre; zemrat e tyre i përngjanin njëra-tjetrës! E Na, me të vërtetë, atyre që besojnë ua shpjegojmë dokumentet bindshëm.
(119) Na me të vërtetë, të kemi dërguar Ty (O Muhammed!) me të drejtë sihariques dhe paralajmërues, dhe ti nuk do të pyesësh për të dënuarit në shkëterrë.