(216) Ju është urdhëruar lufta, e ju e urreni. Mund ta urreni një gjë, por ajo është e mirë për ju; e mund të doni një gjë, por ajo është e dëmshme për ju. – Perëndia e di e ju nuk e dini.
(217) Të pyesin ty për muajin e shenjtë, për luftën në të. Thuaju: “Lufta në të është mëkat i madh, - por pengimi prej udhës së Perëndisë, të mohuarit e Perëndisë, heqja dorë nga vizita Qabës dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, është mëkat më i madh te Perëndia. E, keqtrajtimi (torturat) është mëkat më i madh se vrasja. Ata vazhdimisht luftojnë kundër jush, që nëse munden t’ju kthejnë nga besimi juaj. E, ata që e mohojnë fenë dhe vdesin si mohues, - veprat e (mira) të tyre do të humbasin në këtë dhe tjetrën botë, dhe ata do të jenë bnorë të skëterrës, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
(218) Ata që besuan dhe emigruan, e luftuan në udhën e Perëndisë, ata shpresojnë në mëshirën e Perëndisë. Se Perëndia është mëshirues dhe falë.
(219) Të pyesin ty për verë dhe bixhoz. Thuaju: “Ato u sjellin dëme të mëdha (mëkate), por edhe dobi për njerëzit, mirëpo, dëmi është më i madh se dobia”. Dhe të pyesin ty sa duhet dhënë lëmoshë. Thuaju: “Tepricën!” Qe, kështu ua shpjegon Perëndia argumentet e Tija, që të mendoni. –