(96) Sikur banorët e vendbanimeve të besonin dhe të ruheshin prej mëkateve, Na do t’i vërshonim me dhunti nga qielli dhe toka, por ata gënjyen, prandaj, i dënuam për atë që vepruan.
(97) A janë të sigurtë banorët e vendbanimeve, se nuk do t’i arrijë dënimi Ynë, natën, - duke qenë ata në gjumë?
(98) A janë të sigurtë banorët e vendbanimeve, se nuk do t’i arrijë dënimi Ynë, ditën, - duke qenë në argëtim?
(99) A janë të sigurtë ata nga dënimi i Perëndisë? Dënimit të Perëndisë, nuk i frikësohen vetëm ata që janë të humbur.
(100) A nuk iu është e qartë atyre që e trashëguan tokën e banorëve të mëparshëm të saj, se, nëse Na dëshirojmë, - i dënojmë ata për mëkatet e tyre dhe u vëmë vulë në zemrat e tyre, e ata nuk e ndiejnë (nuk e pranojnë).
(101) Për ato vendbanime, Na t’i kemi treguar ty disa ngjarje të tyre. Me të vërtetë, u erdhën atyre pejgamberë që u sollën argumente të qarta, por ata nuk besuan atë që më parë e konsideronin gënjeshtër. Kështu, Perëndia ua vulosi zemrat mohuesve, -
(102) e Na, te shumica e tyre nuk kemi gjetur plotësim të çfarëdo zotimi; por, në të vërtetë, shumicën e tyre e kemi gjetur ngatërrestarë.
(103) Pastaj dërguam – pas tyre, Musain me argumentet Tona, te Faraoni dhe paria e tij. Ata i mohuan ato; pra, shiko si është përfundimi i ngatërrestarëve!
(104) Dhe musai tha: “O Faraon, unë me të vërtetë, jam i dërguari i Zotit të gjithësisë!