(52) Por, Ne u dëguam atyre Librin, të cilin ua kemi shpjeguar gjerësisht, si udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që besojnë.
(53) A mos vallë ata presin realizimin konkret të tij? E, kur t’u vijë ajo që e presin (premtimi dhe qortimi), do të thonë për atë që e kanë harruar më parë: “Pejgamberët e Zotit tonë na kanë sjellë të vërtetën! A ka ndonjë ndërmjetësues që angazhohet për ne, ose të kthehemi (në këtë jetë), që të punojmë ndryshe seç kemi punuar”. Me të vërtetë, ata e kanë shkatërruar veten, e u zhdukën edhe ato që i trilluan.
(54) Me të vërtetë, Zoti juaj është Perëndia, që i ka krijuar qiejt dhe tokën për gjashtë ditë (periudha të caktuara kohe), e pastaj e mbisundoi gjithësinë. Ai me errësirën e natës e mbulon ditën, e cila e ndjek atë; e Dielli, Hëna dhe yjet i përulen urdhërit të Tij. Vetëm ai krijon dhe sundon. I Lartësuar është Perëndia, Zoti i gjithësisë!
(55) Lutjuni Zotit tuaj përulshëm dhe ngadalë! Ai, me të vërtetë, nuk i do ata që e kalojnë kufirin.
(56) Dhe mos bëni çrregullime në tokë, kur në të është vënë rregulli, e Atij lutjuni duke iu friguar dhe shpresuar; se, me të vërtetë, mëshira e Perëndisë është afër bamirësve.
(57) Ai i dërgon erërat si lajme të gëzuara para mëshirës së Tij; e kur erërat lëvizin retë e rënda me shi, Na i çojmë ato kah vendi i vdekur, e lëshojmë shi në të dhe nxjerrim lloj-lloj frutash; po kështu do t’i ngjallim të vdekurit, për të menduar ju!