(196) mbrojtësi im, me të vërtetë, është Perëndia, që e ka zbritur Librin dhe Ai kujdeset për të mirët.
(197) E, ata që i adhuroni, përveç Tij, nuk mund t’u ndihmojnë as ju e as vetes.
(198) Dhe nëse i thirrni në rrugën e drejtë, ata nuk dëgjojnë; ti i sheh thuajse po të shikojnë, por, ata nuk shohin.
(199) Bëhu i matur (në sjellje ndaj tyre), urdhëro vepra të mira dhe shmangu nga xhahilat (injorantët)!
(200) Nëse djalli përpiqet të të shpie nga e keqja, kërko strehim te Perëndia, se Ai, me të vërtetë, i dëgjon dhe i di të gjitha.
(201) Me të vërtetë, ata që besojnë – kur i gjen ndonjë e keqe nga djalli, i kujtojnë (urdhërat e Perëndisë), e atëherë e shohin rrugën e drejtë,
(202) e vëllezërit e tyre (të djallit) i shpien edhe më tej në humbje dhe nuk shmangën nga ajo.
(203) E nëse nuk iu sjell ndonjë argument, ato thonë: “Ah! Sikur ta trilloje ti vetë!” Thuaj: (o Muhammed!): “Unë shkoj vetëm pas asaj që ma ka shpallur Zoti im”. Këto janë argumente të qarta nga Zoti juaj, udhërrëfim dhe mëshirë për njerëzit që besojnë.
(204) E kur të lexohet Kur’ani, ju dëgjonie dhe heshtni, për t’u mëshiruar.
(205) Dhe në vete përmende Zotin tënd, me përulje dhe drojë – jo me zë të lartë, në mëngjes dhe mbrëmje, dhe mos u bën i pakujdesshëm,
(206) me të vërtetë, ata që janë afër Zotit tënd, nuk ngurojnë ta adhurojnë Ate; vetëm Ate e lavdërojnë dhe vetëm para Tij bien në sexhde (me fytyrë për tokë).