(121) (Magjistarët) thanë: “Na besojmë në Zotin e gjithësisë, -
(122) Zotin e Musait dhe të Harunit”.
(123) Faraoni tha: “Ju e besuat para se t’ju lejoj unë, kjo, me të vërtetë, është mashtrim që e keni përgatitur në qytet, për t’i dëbuar banorët e tij. Do ta shihni ju!
(124) Do t’ju këpusë duart dhe këmbët tërthorazi, e pastaj do t’ju vari të gjithëve.
(125) Ata thanë: “Na, me të vërtetë, i kthehemi Zotit tonë!
(126) Ti mund të na hakmerresh vetëm që i besuam argumentet e Zotit tonë – posa na erdhën. O Zoti ynë, na jep durim të madhe dhe bëna të vdesim muslimanë!”
(127) Paria e popullit të Faraonit thanë: “A mos vallë do ta lësh Musain dhe popullin e tij që të bëjnë ngatërresa në tokë, dhe që të lë ty dhe zotrat tu?” (Faraoni) u përgjegj: “Na do t’i mbysim djemtë e tyre e do t’i lëmë gjallë gratë (bijat) e tyre; e na, me të vërtetë, jemi sundues mbi ta”.
(128) Musai i tha popullit të vet: “Kërkoni ndihmë nga Perëndia dhe duroni, se, me të vërtetë, toka është e Perëndisë. Ai ia jep trashëgim kujt të dojë prej robërve të Tij. E, përfundim i bukur do të jetë për ata që i druajnë Perëndisë”.
(129) (Populli i Musait) thanë: “Na kemi qenë të torturuar para se të vish ti dhe pas ardhjes tënde”. (Musai) tha: “Zoti juaj do ta zhdukë armikun tuaj, e juve do t’ju bëjë trashëgimtarë në Tokë, e t’ju vërejë se si do të veproni”.
(130) Dhe na e kemi dërrmuar popullin e Faraonit me thatësi, me vite të thata dhe mungesë frutesh, për t’u këshilluar ata.