(188) Thuaj: “Unë nuk mund t’i sjell vetes as dobi as dëm, përveç atë që don Perëndia. E sikur t’i dija fshehtësitë, do t’i shumëzoja të mirat dhe nuk do të më prekte asnjë e keqe. Unë jam vetëm paralajmërues dhe sihariques për njerëzit që besojnë”.
(189) Ai (Perëndia) u krijoi ju prej një njeriu dhe nga ai krijoi bashkëshorten e tij, që të qetësohet me të. Dhe kur e mbuloi atë, ngarkuar me një barrë të lehtë, kali me të. E kur ajo u rëndua, ata të dy iu lutën Perëndisë, Zotit të tyre: “Nëse na dhuron pasardhës të shëndoshë, na, me të vërtetë, do të bëhemi falenderues!”
(190) E kur Ai, ua dhuroi pasardhësit e shëndoshë, të dy gjinitë trilluan pastaj shok për Te; për atë që iu dha atyre. Por Perëndia, është shumë larg nga ato që ia trilluan paganët Atij!
(191) A mos vllë ata ia trillojnë për shok (Zotit) atë që nuk mund të krijojë asgjë, kurse ata janë të krijuar.
(192) As nuk mund t’u ndihmojnë gjë atyre, as t’i ndihmojnë vetes.
(193) Nëse i thirrni ata (mohuesit) në rrugë të drejtë, nuk do t’u ndjekin ju: njësoj e keni – i thirrët apo nuk i thirrët.
(194) Atyre që u luteni ju, përveç Perëndisë, janë robër si ju, prandaj thirrni ata që t’u përgjigjen, nëse thoni të vërtetën.
(195) A kanë ata këmbë të ecin me to, ose duar të kapin me to, a kanë sy të shohin me ta, ose veshë të dëgjojnë me ta? Thuaj: “Thirrni zotërat tuaj, e kundër meje trilloni çfarëdo dredhie e mos zvarrisni,