(88) E paria e popullit të tij, ata që madhëroheshin thanë: “O Shuajb, na, me të vërtetë, do të dëbojmë ty dhe ata që kanë besuar me ty, nga vendbanimi ynë, ose do të ktheheni ju në fenë tonë”. (Shuajbi) tha: “A ngjanë, edhe pasi ta urrejmë atë!?
(89) Na, me të vërtetë, do t’i bënim Perëndisë gënjeshtër, nëse kthehemi në fenë tuaj, pasi që Perëndia na shpëtoi nga ajo. Na nuk mund të kthehemi në të, përpos, nëse don Perëndia, Zoti ynë. Zoti ynë me dijeninë e Tij i përfshinë të gjitha. Na, te Perëndia mbështetemi. O Zoti ynë, gjyko Ti drejt në mes nesh dhe popullit tonë! Ti je gjykatësi më i mirë”.
(90) E, paria e popullit të tij, ata që nuk kanë besuar, u thanë (atyre që kanë besuar): “Nëse shkoni pas Shuajbit, atëherë, me siguri, do të jeni të humbur”.
(91) Dhe i goditi ata tërmeti katastrofal, e mbetën të vdekur në shtëpitë e tyre, të shtangur.
(92) Ata që e kanë konsideruar Shuajbin gënjeshtar – (u zhdukën), thuajse nuk kanë ekzistuar kurrë; ata që e kanë konsideruar Shuajbin gënjeshtar, u zhdukën krejtësisht.
(93) E, Shuajbi u largua prej tyre dhe tha: “O populli im, unë u kam sjellë urdhërat e Zotit tim dhe ju kam këshilluar. E pse të hidhërohem unë për popullin mohues?!”
(94) Na nuk kemi dërguar asnjë pejgamber – në ndonjë vendbanim, e që të mos i kemi dënuar banorët e tij, me skamje dhe sëmundje (për shkak të padëgjueshmërisë), për t’u përulur.
(95) Pastaj, ua shndërruam fatkeqësinë me lumturi, e kur u shtuan dhe u madhështuan, ata thanë: “Edhe prindërit tonë i patën goditur hidhërimet e gëzimet”. E atëherë i dënuam ata papritmas, e ata nuk e hetuan (ardhjen e dënimit).