(74) Dhe kujtohuni, ai juve ju bëri zëvendës pas Adit dhe ju vendosi në Tokë; në rrafshinat e saj po ngritni pallate, e në kodrina po gëdhendni shtëpia. Kujtoni të mirat e Perëndisë dhe mos bëni çrregullime në faqe të Dheut!”
(75) E, paria e popullit të tij, ata që madhëroheshin, u thanë besimtarëve, të cilët i konsideronin për të dobët: “A dini ju që Salihu është i dërguar nga Zoti i tij?” Ata thanë: “Na, me të vërtetë, besojmë në të gjitha ato, që i janë shpallë atij”.
(76) Ata që madhëroheshin thanë: “Na nuk besojmë në atë që besoni ju”.
(77) Dhe therrën devën e nuk e përfillën urdhërin e Perëndisë së tyre dhe thanë: “O Salih, sillna atë që na premton, nëse je pejgamberë!”
(78) Dhe ata i goditi një tërmet katastrofal e mbetën të vdekur në shtëpitë e tyre.
(79) Ai (Salihu), u largua prej tyre dhe tha: “O populli im! Unë ua kam sjellë urdhërin e Zotit tim dhe ju kam këshilluar, por ju nuk i doni ata që këshillojnë”.
(80) Dhe kujtohuni, kur e dërguam Lutin, i cili i tha popullit të vet: “Pse po bëni aso mbrapshti, çfarë askush nuk ka bërë në botë?”
(81) Ju, me pasion (epsh) i çaseni meshkujve në vend të femrave. Ju, me të vërtetë, jeni popull që e teproni me të këqia!”