(82) E, përgjegjia e popullit të tij ishte: “Dëboni ata nga vendbanimi jua! Ata janë njerëz që pastrohen shumë”.
(83) E, Na e kemi shpëtuar atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij. Ajo ishte nga ata që humbën. –
(84) Dhe mbi ta lëshuam shi – rrëbesh (gurësh), e shiko si përfunduan mëkatarët!
(85) Dhe Na (ia dërguam) popullit të Medjenit, vëllain e tyre – Shuajbin e ai tha: “O populli im! Adhuronie Perëndinë! Ju nuk keni zot tjetër përveç Tij. Madje, me të vërtetë, ju ka ardhur argument nga Zoti juaj: Plotësoni matjen dhe peshimin e mos iu cungoni njerëzve sendet. Mos bëni ngatërresa në Tokë, pasi në të është vënë rregull. Kjo është më mirë për ju, nëse jeni besimtarë!
(86) Dhe mos rrini në pusi në çdo rrugë, duke frikësuar dhe duke penguar nga rruga e Perëndisë ata që besojnë në Te, duke kërkuar shtrembërimin e saj! Dhe mendoni, kur ishit pak në numër, e Ai ju shumoi. Shikoni si përfundojnë ngatërrestarët!
(87) Nëse, një grup i juaj beson në profetninë time, a një grup tjetër nuk beson, duroni, derisa Perëndia të gjykojë në mes nesh, se Ai është gjykatësi më i mirë!”