(105) Jam i obliguar që për Perëndinë të them vetëm të vërtetën. Madje, me të vërtetë, ju kam sjellë argumentin e qartë nga Zoti juaj; andaj, lëshoi të vijnë me mua bijtë e Israelit!”
(106) (Faraoni) tha: “Nëse ke sjellë ndonjë argument, tregoje, nëse je nga ata që e thonë të vërtetën”.
(107) E, (Musai) e lëshoi shkopin e vet, e ai u bë gjarpër i madh;
(108) dhe e nxori dorën e tij – kur qe, për shikuesit dritë e bardhë.
(109) Paria e popullit të Faraonit thanë: “Ky, me të vërtetë, qenka magjistar i shkathët,
(110) i cili don t’ju dëbojë nga toka juaj, e çka propozoni ju?
(111) ta thanë: “Mbani pak atë dhe vëllain e tij dhe dërgoni nëpër qytet që të tubojnë
(112) e që të sjellin ty çdo magjistar të shkathët”.
(113) Dhe erdhën magjistarët e Faraonit e thanë: “A me të vërtetë, do të shpërblehemi, nëse fitojmë?”
(114) (Faraoni) tha: “Po, ju jeni nga më të afërmit e mi”.
(115) (Magjistarët) thanë: “O Musa! Ose hedhe ti, ose të bëhemi hedhësa na”.
(116) (Musai) tha: “Ju hedheni!” E kur e hedhën, i mahnitën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe shfaqën një magji të madhe.
(117) E, Na, ia shpallëm Musait: “Hedhe shkopin!” E, ai (shkopi) filloi t’i gëlltisë të gjitha ato që i trilluan ata.
(118) Dhe, kështu, doli në shesh e vërteta dhe dështoi ajo që vepruan ata.
(119) Këtu, ata u mundën dhe u kthyen të poshtëruar,
(120) e magjistarët ranë në sexhde (përulje).