(171) (Kujtoje) kur Na, ngritëm malin mbi ta, - që dukej si hije (ré), - e ata besonin se do të binte mbi ta. (Na u thamë atyre): “Merreni vendosmërisht atë që ua dhamë, dhe ta keni ndërmend atë që është në të (në tabelat e Teuratit), për t’u ruajtur nga të këqiat.
(172) (Kujtoje) kur Zoti yt – nga korrizi i bijve të Ademit nxori pasardhësit e tyre dhe ata i bëri dëshmitar (të vërtetës) kundër vetes. (Iu tha atyre): “A nuk jam Unë Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, me të vërtetë”. Na ju kemi bërë dëshmitar që të mos thoni në Ditën e Kijametit: “Na për këtë nuk kemi qenë të informuar”.
(173) Ose që të mos thoni: “Me të vërtetë, të parët tanë i kanë vënë shok Perëndisë para nesh, e ne jemi gjeneratë pas tyre. A mos vllë do të na shkatërrosh për atë çka kanë punuar të degjeneruarit?”
(174) Dhe, kështu Na, hollësisht i shpjegojmë argumentet, për t’u kthyer ata (nga imitimi i të parëve).
(175) Tregoju atyre për njeriun, të cilit Na ia kemi dhënë argumentet Tona, e i cili është zhveshur prej tyre, e djalli e ka bërë për vete, dhe, ai është bërë i humbur.
(176) Sikur të donim Ne, do ta ngritnim atë (në shkallën e të mirëve) me argumentet Tona, por ai iu kthye tokës (kësaj jete) dhe ndoqi epshin e vet. Shembulli tij është si shembulli i qenit: nëse e ndjekë, ai e qet gjuhën, nëse largohesh, ai, përsëri e qet gjuhën. Ky është shembull i njerëzve, që i konsiderojnë gënjeshtra argumentet Tona. E, tregoju këto ngjarje, që të mendojnë ata.
(177) I shëmtuar është shembulli i njerëzve që i konsiderojnë gënjeshtra argumentet Tona dhe i bëjnë vetvetes zullum.
(178) Kë e udhëzon Perëndia, ai është i udhëzuar në rrugën e drejtë, e kë e humbë nga rruga e drejtë, ai është i dëmtuar.